Pasditen e sotme mësohet se dhjetëra automjete të KFOR-i janë nisur drejt Bajnskës në drejtim të Leposaviçit.
Sipas medias kosovare, KosovaPress rreth orës 15:00 në Mitrovicë kanë kaluar mjete të KFOR të cilat janë nisur përmes Bajnskës në drejtim të Leposaviçit.
Helikopterë të KFOR-it pothuajse vazhdimisht kanë fluturuar mbi këtë zonë, duke vëzhguar situatën nga ajri.
Policisë së Kosovës po vazhdon “krehjen” e terrenit edhe në zona malore, në kërkim të gjurmëve të terroristëve.
Gjithashtu kanë arritur edhe disa automjete të EULEX-it, të cilat kanë shkuar në drejtim të manastirit të Bajnskës.