Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Itali kishte një lajm për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë prej vitesh përtej Adriatikut.
Ai tha se ka marrë premtimin nga qeveria Meloni se do të çojë deri në fund njohjen e pensioneve.
“Shqiptarët që jetojnë dhe kanë punuar në Itali më në fund mund të ngrenë dolli sepse kjo qeveri do të çojë deri në fund këtë nismë” tha ai.
Në Romë u zhvillua takimi i Komitetit të Përbashkët për Investimet, Çështjet Ekonomike dhe Sociale, Shqipëri-Itali me praninë e zv/kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm italian, Antonio Tajani.