-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë reagimesh solli në botë sulmi në Izrael?

Kryesoret

Përleshjet midis forcave izraelite dhe militantëve palestinezë të Hamasit janë duke vazhduar të dielën në disa pjesë të Izraelit jugor, raportojnë mediat.

Mëngjesin e së shtunës, nga Rripi i Gazës, Hamasi nisi një valë sulmesh me raketa kundër Izraelit  gjë që nxiti përgjigjen e menjëhershme të ushtrisë izraelite me sulme ajrore.

Sipas zyrtarëve, në Izrael u vranë 300 civilë dhe dhjetëra të tjerë u morën pengje.

Zyrtarët palestinezë thanë se sulmet ajrore izraelite vranë së paku 313 njerëz në Rripin e Gazës dhe plagosën mbi 2.000 të tjerë.

Përleshjet u përshkruan si përshkallëzimi më i rëndë i konfliktit izraelito-palestinez në disa vite.

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Paqen në Lindjen e Mesme, Tor Wennesland, tha se “kjo është një greminë e rrezikshme” dhe u bëri thirrje të gjithëve që të tërhiqen.

“Ky sulm ka një ndikim të tmerrshëm mbi civilët izraelitë… Civilët nuk duhet të jenë kurrë objektiv i sulmit,” tha komisionari i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Tuerk.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, shprehu mbështetje të palëkundur për Izraelin, ndërsa sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se, gjatë ditëve në vijim, Departamenti i Mbrojtjes do të punojë “për të siguruar që Izraeli ka atë që i nevojitet për ta mbrojtur veten dhe për t’i mbrojtur civilët nga dhuna dhe terrorizmi”.

“Po i ndjek nga afër zhvillimet në Izrael. Angazhimi ynë për të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur mbetet i palëkundur,” tha Austin.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se vendi i tij shpreh, po ashtu, mbështetje për Izraelin.

“Jemi thellësisht të tronditur nga sulmi me raketa nga Gaza dhe dhuna në rritje. Gjermania i dënon këto sulme nga Hamasi dhe qëndron në krah të Izraelit”, tha Scholz./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit