Një zëdhënës i forcave të armatosura izraelite konfirmoi të martën në mëngjes se 1.500 trupa të militantëve të Hamasit ishin gjetur në tokën izraelite, në kufirin me Gazën.
Njëkohësisht konfirmoi se numri i izraelitëve të vdekur nga sulmi i Hamasit është 900, ndërsa theksoi se ka rimarrë plotësisht kontrollin e gardhit në kufirin me Gazën. Sipas tij, evakuimi i komuniteteve izraelite pranë Rripit të Gazës tashmë ka përfunduar.
Deklaratat e nënkolonelit Richard Echt dëshmojnë për shkallën e sulmit të paprecedentë të së shtunës nga Hamasi në Izraelin jugor, pasi ushtria tha se rreth 1000 luftëtarë të Hamasit ishin infiltruar në territorin izraelit deri më tani.
Ministria e Shëndetësisë e Hamasit njoftoi të hënën se 687 persona janë vrarë deri më tani dhe 3726 të tjerë janë plagosur nga operacionet izraelite në Rripin e Gazës. Mes të vdekurve janë 140 fëmijë dhe 105 gra, shtoi zëdhënësi i ministrisë.
VIDEO-Momenti i tmerrshëm kur “Hamasi” rrëmben një nënë dhe dy djemtë e saj









