-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vila dhe hotele/ Tre ditë pas sulmit në veri Radojçiçit mori tender nga Serbia

Kryesoret

Pesë kompani, ambiente biznesi, një hotel në Kopaonik, një vilë në një pjesë elitare të Beogradit – e gjithë kjo në Serbi është në pronësi zyrtare të Millan Radojçiçit, sipas hulumtimit të Radios Evropa e Lirë.

Radoiçiq, i cili publikisht mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj policisë së Kosovës në fshatin Banjskë, e ndan pronësinë e asaj prone me biznesmenin Zvonko Vesellinoviq nga veriu i Kosovës dhe vëllain e tij Zharkon.

Kompanitë që operojnë nga ta fituan mbi 24.5 milionë euro vetëm në vitin 2022, sipas raporteve financiare të analizuara nga REL.

Janë lidhur kontrata të vlefshme me shtetin- me qytetet në Serbi dhe ndërmarrje të ndryshme publike.

Vetëm tri ditë pas sulmit të armatosur në veri të Kosovës, kompania e tyre mori përsipër edhe ndërtimin e një ure në afërsi të Kralevës, në vlerë të rreth një milion euro.

Qeveria e Serbisë dhe ministria kompetente deri në publikimin e tekstit nuk iu përgjigjën pyetjeve të REL-it se mbi çfarë baze kompanitë e Radoiçiqit dhe vëllezërve Vesellinoviq fituan tenderët.

Nuk ka përgjigje as në pyetjen nëse ndërpritet bashkëpunimi me shtetin pasi Radojçiçi u identifikua si organizator i sulmit në Banjska.

Kompanitë në pronësi të Vesellinoviçit dhe Radojçiçit nuk iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me operacionet dhe asetet.

Edhe para sulmit ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator, i cili u cilësua si akt terrorist në Prishtinë, autoritetet kosovare e lidhën Millan Radokçiçin me aktivitete kriminale.

Për krimin në Kosovë ndërlidhet edhe Zvonko Vesellinoviçi./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit