Përfaqësuesi i Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, John Kirby në një intervistë të zhvilluar për CNN-in gjatë një bisede për ngjarjet e fundit në Izrael është emocionuar dhe i është dashur disa sekonda për të marrë situatën në kontroll.
I pyetur për të komentuar ngjarjet në vend i ftuari tjetër në studio po shpjegonte masakrat e rëndë të fëmijëve të rrëmbyer, grave të mbuluara në gjak sepse ndoshta janë përdhunuar kur në atë moment Kirby nuk mundi të fshihte emocionin e tij.
Pasi mori disa sekonda për të nisur për të folur dukshëm emocional, zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA tha se ishte shumë e vështirë për të parë këto imazhe”.
“Janë njerëz, po flasim për të afërmit, kushërinjtë, vëllezërit, të dashurit. Po flasim për humbje njerëzore”, vazhdoi me emocione John Kirby.
“Është e vështirë dhe unë kërkoj falje”, përfundoi zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së, ndërsa gazetari i CNN i tha atij se “nuk ka asgjë për të cilën duhet të kërkoni falje”.
White House spokesperson John Kirby breaks down in tears and struggles to speak while discussing the horror of the surprise Hamas attack on Israel: pic.twitter.com/WU96ZZkoDG
— Israel ישראל 🇮🇱 (@Israel) October 10, 2023









