-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut, SHBA: Krenarë të qëndrojmë përkrah

Kryesoret

Pas votimit me 123 vota pro në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Shqipëria u zgjodh anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut për periudhën 2024-2026.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë, me anë të një mesazhi në rrjete sociale ka uruar vendin tonë, pasi u zgjodh për herë të dytë anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së.

“Urime Shqipërisë për zgjedhjen e saj në Këshillin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut!

Shqipëria ka qenë një zë parimor në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe zgjedhja e saj në Këshillin e të Drejtave të Njeriut është një mundësi tjetër për të dalë në mbrojtje të më të cenuarve në mbarë botën.

Ne jemi krenarë që qëndrojmë përkrah Shqipërisë në promovimin e dinjitetit njerëzor dhe drejtësisë në mbarë botën,” shkruhet në mesazhin e ambasadës amerikane.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit