-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Lufta në Izrael, fituesja e Eurovision-it solidarizohet me ushtarët

Kryesoret

Teksa numri i viktimave në Izrael rritet, pas sulmeve të përsëritura të Hamasit, kanë filluar edhe fushatat e para të solidaritetit.

Këngëtarja izraelite Netta, fituesja e Eurovision 2018, ka shkuar me të atin në një pikë ku ushtarët janë përfshirë në konflikt, për t’iu çuar gjërat e nevojshme elementare.

Netta është fotografuar me ta teksa po falënderohej për kontributin e saj. Pak orë pas sulmit nga Hamasi, Netta publikoi një video në Instagram, duke përshkruar situatën në Izrael, duke mos mundur t’i mbajë lotët.

“Po përpiqem ta bëj këtë video sepse mendoj se është shumë e rëndësishme që njerëzit të dinë vërtet se çfarë po ndodh këtu. Deri më tani mbi 200 njerëz janë vrarë, 15,000 janë plagosur. Njerëz, ende nuk e dimë se sa janë, janë peng, gra fëmijë, ushtarë janë marrë peng me dhunë. Të tjerët kërkojnë të dashurit e tyre…,” u shpreh ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit