Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur ditën e sotme një mbledhje Qeverisë ku ka diskutuar rreth sulmit të 24 shtatorit në Banjskë.
Gjatë fjalës së tij Kurti u shpreh se më 24 shtator Beogradi zyrtar e militar dështoi dhe se ata se formacionet kriminale të sponsorizuara nga Serbia synojnë t’i keqpërdorin për qëllime politike.
Kurti gjithashtu u ka bërë thirrje serbëve në veri që të jenë të vëmendshëm dhe të vetëpërmbajtur, duke u kërkuar që të mos bien pre e dezinformimeve.
“Ju bëjë thirrje qytetarëve serbë që ditëve, javëve dhe muajve në vijim të jeni të vëmendshëm dhe të vetëpërmbajtur nga cytjet dhe aktet e dhunës të inskenuara e dashakeqe. Në Kosovë të gjithë jemi qytetarë të barabartë, nuk ka komunitete të pa dëshiruara”, tha Kurti.
“Besoni dhe mbështetuni në Policinë e Kosovës, raportoni sjelljet e dyshimta të personave të komuniteteve tuaja. Mos bini pre e dezinformatave, ruani qetësinë në çdo situatë”, shtoi ai.