Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 23-vjeçar me inicialet E.N. pasi disa ditë më parë ka vjedhur një banesë në zonën e unazës së re.
Nga ky operacion policia ka gjetur dhe sekuestruar një shumë parash 8160 euro dhe aksesorë floriri.
Sipas njoftimit të policisë i riu dy ditë më parë ka vjedhur në një banesë në Unazën e Re, rreth 8000 euro dhe sende me vlerë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.