-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Të sanksionohet Vuçiç”, presidenti serb reagon për letrën e opozitës: Nuk kam fjalë

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka shprehur pakënaqësinë dhe zemërimin e tij në lidhje me letrën e opozitës serbe e cila u kërkojnë përfaqësuesve të Bashkimit Evropian që të sanksionojnë atë dhe Serbisë.

Vuçiç u shpreh se në asnjë vend nuk kishte ndodhur asgjë e tillë dhe se opozita në fakt do që Serbia të vuajë.

Opozita serbe në letrën e tyre i kanë njoftuar se qytetarët e Serbisë nuk janë të detyruar të vuajnë sanksione për shkak të politikës së presidentit dhe se nëse duhet të marrin masa të caktuara, ato duhet t’i drejtohen Vuçiçit. Gjë e cila ishte e pakuptueshme për kreun e progresistëve.

“A e kuptoni ju njerëz se çfarë ndodhi? Dikush i shkroi një letër Borelit, por jo për të vendosur sanksione ndaj Kurtit, por për t’i futur ato kundër liderit të vendit të tyre, sepse ndryshe nuk mund ta mposhtin.

Kjo nuk ka ndodhur askund në asnjë vend. E kuptoni me kë kemi të bëjmë? Cila është politika e tyre – le të vuajë edhe vendi ynë, që ne të marrim pushtetin.

Nuk kam fjale. Dhe unë jam shumë i butë kur e them këtë, sepse ata merituan një përgjigje shumë më të rëndë se ajo që po bëj sot,” tha Vuçiç i nervozuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit