Autoritet policore kanë vënë në pranga një 25-vjeçar shqiptar pasi dyshohet se ishte pjesëtar i një grupi kriminal të cilët kishin planifikuar një vrasje në Budva.
Sipas policisë besohet se objektivi ishte një anëtar i një prej klaneve të Kotorrit.
Në lidhje me këtë operacion në pranga është vënë edhe një 31-vjeçar nga Armenia.
Policia gjithashtu ka shpallur në kërkim të një tjetër 26-vjeçar armen në lidhje me ngjarjen.