-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Izraeli po kryen gjenocid”, Hamasi: Palestinezët do të qëndrojnë në tokën e tyre

Kryesoret

Kreu i Hamasit, Ismail Haniyeh ka akuzuar Izraelin se po kryen gjenocid në Rripin e Gazës.

“Armiku ynë po e bën këtë me administratën amerikane dhe disa vende evropiane,” tha ai gjatë një fjalimi televiziv, sipas Al Jazeera.

“Populli i Gazës po qëndron në tokën e tij. Ata kurrë nuk do të largohen nga Gaza apo të ikin në Egjipt. Përshëndes popullin e Gazës që po përballet me makinerinë barbare sioniste. Ata janë të përkushtuar ndaj tokave të tyre,” shtoi ai.

Sot Irani kërkoi që Izraeli të ndalojë sulmet e tij në Gaza, duke paralajmëruar se lufta mund të zgjerohet në pjesë të tjera të Lindjes së Mesme nëse Hezbollahu i bashkohet betejës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit