-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pse kërkoi prokuroria e Sarandë arrestimin e 4 ish-punonjësve të IVMT-së dhe 2 të IKMT-së

Kryesoret

Prokuroria pranë Gjykatës së Sarandës, kërkoi arrestimin e katër ish-punonjësve të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit (IVMT) dhe 2 punonjësve të IKMT (përgjegjës për territorin e Bashkisë Sarandë), të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Sipas prokurorisë, këta persona me mosveprimet e tyre kanë lejuar zhvillimin e ndërtimeve të paligjshme në zonën e Ksamilit, por edhe në juridiksionin territorial të Bashkisë Sarandë në pesë muajt e parë të vitit, janar-maj 2023, që përkon me periudhën parazgjedhore.

Përgjatë kësaj periudhe nga ana e personave nën hetim nuk është përcjellë asnjë kallëzim penal në prokurori, kur ndërkohë nga ana e Komisariatit të Policisë janë referuar 49 raste të ndërtimeve të paligjshme në zonën Ksamil-Sarandë.

Në funksion të këtij procedimi janë sekuestruar 16 objekte me destinacion banimi dhe biznese.

EMRAT:

Masat e sigurisë per punonjësit e inspektoriatit Ndërtimor Sarande per veprën penale te shpërdorimit te detyrës:
1- Artur Musa me detyre Kryeinspektor i IVMT, Bashkia Sarande, me masën e sigurisë “arrest me burg”
2- Erjon Zekaj, Inspektor i IVMT, Bashkia Sarande, me masën e sigurisë “arrest me burg”
3- Besian Koci, Inspektor i IVMT, Bashkia Sarande, me masën e sigurisë “arrest me burg”
4- Vangjel Xhavara, Inspektor i IVMT, Bashkia Sarande, me masën e sigurisë “arrest me burg”

5- Erion Çakalli, Inspektor i IKMT Vlorë (përgjegjës per Sarandën dhe Ksamilin), me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”

6 – Denis Balili, me detyre ish Inspektor i IKMT Vlorë (përgjegjës për Sarandën dhe Ksamilin), me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit