Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën e Kombit në aksin Milot-Morinë.
Mësohet se janë përplasur dy autobota pranë tunelit të Kalimashit. Për shkak të përplasjes dyshohet se kanë humbur jetën dy persona.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Ndërsa pritet një njoftim nga policia në lidhje me detajet e këtij aksidenti.