-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takim me strukturat e Tiranës, Berisha: Qeveria shkelmon votën e qindra mijërave qytetarëve

Kryesoret

Ish-kryeminsitri, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me strukturat e tij në qarkun e Tiranës.

Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se Sipas Ramës PD do të kemi bashkëkryetar në komisionin të reformës zgjedhore. Ish-kryemnistrishtoi më tej se ajo  ka blerë me lecka nga Rama.

“Në këtë proces qëndrimet armiqësore ndaj opozitës shqiptare, kulmuan me vendimin e Edi Ramës për ti caktuar opozitës bashkëkryetarin e saj në Komisionin Zgjedhor të parlamentit, gjë e cila nuk ka ndodhur kurrë në tërë historinë 32 vjeçare të parlamentit.

Pra 43 deputetë të PD-së vendosin që bashkëkryetari ynë në komision të jetë Oerd Bylykbashi, njeriu që me njohuritë më të thella në të drejtën elektorale, me një eksperiencë të gjatë në këtë komision, por edhe e vërteta është edhe në OSBE e institucione të tjera.

Kurrë ndonjëherë nuk ka ndodhur dhe nuk mund të imagjinohet që bashkëkryetarin as pozita as opozita ti caktojnë njëri tjetrit.

Pasi u caktua bashkëkryetari i opozitës, parlamenti me urdhër të Edi Ramës, votoi në vend të Oerd Bylykbashit, Enkelejd Alibeajn.

Pra sipas Edi Ramës ne do të kemi bashkëkryetar në komisionin të reformës zgjedhore, atë që do ai, të cilin e ka blerë me lecka dhe jo atë që propozojnë me firma 43 deputetë të opozitës.

Pra siç e shikoni, jemi në kushtet kur qeveria shkelmon dhe shpërfill votën e qindra mijërave qytetarëve që votuan kundër saj dhe nuk pranon të ketë një opozitë të vërtetë e cila ka një mbështetje dhe i përfaqëson ata në parlament. Këto janë zhvillime absolutisht jo të paparashikueshme,” u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit