-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Raportet Kosovë-Shqipëri, Berisha: Rama është kthyer altoparlant i Beogradit

Kryesoret

Ish-kryeministri, Sali Berisha në një takim me strukturat e qarkut Tiranë ka diskutuar në lidhje me raportet e Shqipërisë dhe Kosovës kohët e fundit.

Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se Rama trajton kryeministrin e Kosovës si kryebashkiakët e Vlorës.

Berisha më tej shtoi se ndërsa shtoi se kryeministri Rama është kthyer në një altoparlant të Beogradit.

Ne kemi toleruar Edi Ramën në çdo akt që ai ka bërë dhe jo vetëm kundër nesh, por që ka bërë kundër Shqipërisë, kombit shqiptar.

Unë i them çdo shqiptari që ka një grimcë atdhetarie dhe patriotizmi për këtë vend, si ndjehet ai kur Tirana është shndërruar në rrafshin politik në raportin e kombit shqiptar, një replikë e Beogradit. Madje në propagandë edhe më agresive.

A mund të ketë imagjinatë normale, a mund të ketë njeri që unë mund ta pranoj që çdo javë kryeministri të vërsulet kundër gjysmës së kombit. Të mallkojë, denigrojë kundër udhëheqjes politike të një vendi të pavarura.

Trajton kryeministrat e Kosovës sikur të ishin kryebashkiakët e Vlorës. Pra është kthyer në një altoparlant të Beogradit,” u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit