-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

35 vite me koncesion! Jepet leja për ndërtimin e portit të jahteve në Kepin e Rodonit

Kryesoret

57 leje për ndërtime ka firmosur dje Edi Rama në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit. “5Pyetjet.al” publikon vendimin e plotë me të gjithë përfituesit nga Jugu në Veri. Gjithashtu në Durrës ka mjaft vendime për leje ndërtimi dhe zhvillimi.

Së pari është firmosur leja e ndërtimit për fazën e parë të punimeve detare për portin e ri të Durrësit “Marina & Jahtet”. Kreu i qeverisë i ka firmosur lejen për ndërtimin e portit të jahteve në Kepin e Rodonit shoqërinë “Praslin Investment” me pronarë Roland Ziun dhe Elton Bojaxhin.

Kohëzgjatja e kontratës së firmosur në 2019 nga qeveria Rama do jetë fillimisht 35 vjet. Kepi i Rodonit është një ndër zonat më të frekuentuara nga turistët jo vetëm nga bukuritë natyrore por dhe për vlerat historike.

44 kate në Tiranë! Rama firmos 12 leje për kullat e reja në Tiranë

Në Kepin e Rodonit do të ketë edhe një kompleks elitar vilash dhe hoteleri që do të ndërtohet nga shoqëria “MW Plan” sh.p.k. Një tjetër hotel do të ndërtohet në Golem.

Leje pa fund! Rama mbush Himarën dhe Jugun me vila dhe hotele (Dokumenti)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit