-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Thellohet partneriteti Xi-Putin mes rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme

Kryesoret

Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai kinez Xi Jinping zhvilluan një takim dypalësh në Pekin, ku ata po marrin pjesë në takimin e nismës “Një Brez, Një Rrugë”, duke theksuar thellimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike mes Rusisë dhe Kinës.

“Besimi i ndërsjellë politik mes dy vendeve vazhdon të thellohet”, tha Presidenti Xi, duke shtuar se dy vendet kanë vazhduar “koordinimin e ngushtë dhe strategjik”.

Disa analistë thonë se takimi krijon mundësinë për Presidentin Xi që ta paraqesë Kinën si një alternativë për të udhëhequr botën para vendeve në zhvillim dhe i jep Presidentit rus Putin shansin të tregojë se ai ende është i rëndësishëm në skenën ndërkombëtare.

“Ky takim e paraqet zotin Xi si një udhëheqës alternativ në skenën botërore për vendet e varfra dhe ato në zhvillim. Kjo gjithashtu i jep mundësi zotit Putin që të tregojë se ai ka një mik të fortë,” tha për Zërin e Amerikës Sari Arho Havren nga Instituti Mbretëror i Shërbimeve.

Kjo është vizita e dytë e Presidentit rus Putin jashtë vendit që kur Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi një urdhër arrest për të në mars të këtij viti. Në fillim të tetorit, ai shkoi në Kirgistan për të marrë pjesë në një takim të ish-republikave sovjetike. Kina dhe Krigistani nuk janë anëtare të Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

Takimi gjithashtu ndodh mes një përshkallëzimi të konfliktit të Izraelit me militantët palestinezë të Hamasit. Ndërsa Kina dhe Rusia kanë dënuar sulmet ajrore të Izraelit në Rripin e Gazës dhe kanë bërë thirrje për armëpushim, presidentët Xi dhe Putin nuk kanë bërë komente publike për këtë çështje./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit