Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji në zonën e Bradasheshit.
Mësohet se dy automjete janë përplasur me njeri-tjetrin dhe si pasojë janë lënduar 4 persona, dy prej të cilave femra.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në kirurgjinë e qytetit të Elbasanit dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se dy prej tyre kane marrë lëndime në pjesën e shtyllës kurrizore dhe 2 të tjerët thyerje gjymtyrësh.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të zbardhur më pas dhe shkakun e përplasjes së dy automjeteve.