-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Opozita polake e gatshme të marrë pushtetin

Kryesoret

Partitë kryesore të opozitës në Poloni thanë të martën se janë gati të marrin pushtetin, ndërsa rrisin presionin ndaj presidentit polak për të marrë një vendim të shpejtë për emërimin e kandidatit të tyre Donald Tusk për kryeministër.

Partitë opozitare pro-BE-së fituan shumicën në zgjedhjet që u mbajtën në fillim të këtij muaji, një ndryshim i madh për Poloninë pas tetë vitesh përplasjesh me Brukselin mbi një sërë çështjesh, që nga pavarësia e gjyqësorit, deri tek të drejtat e komunitetit LGBTQI+.

Presidenti Andrzej Duda, aleat i partisë nacionaliste në pushtet “Ligj dhe Drejtësi” (PiS), ka thënë më parë se ai do t’i jepte mundësinë e parë për formimin e qeverisë së re, partisë që ka fituar e vetme numrin më të madh të vendeve në parlament gjatë zgjedhjeve të fundit.

PiS doli e para në zgjedhjet e përgjithshme, por pa fituar shumicën e duhur për të formuar qeverinë dhe duket se nuk ka gjasa të jetë në gjendje të sigurojë një partner koalicioni.

“Sot, së bashku me udhëheqësit e partive demokratike, konfirmuam gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar plotësisht dhe për të krijuar një shumicë në parlamentin e ardhshëm,” tha zoti Tusk, kreu i grupit më të madh të opozitës liberale të Polonisë, Koalicioni Qytetar, në një konferencë për shtyp. Ai shtoi se do të jetë kandidati i opozitës për kryeministër.

Presidenti Duda do të takohet me krerët e të gjitha partive që fituan vende në parlament të martën dhe të mërkurën.

Udhëheqësit e tre grupimeve që kanë hyrë në koalicion dhe synojnë të formojnë qeverinë e ardhshme Koalicioni Civil, me prirje liberale i zotit Tusk (KO), Rruga e Tretë, e qendrës së djathtë dhe e Majta e Re i kanë kërkuar Presidentit Duda të mos vonojë në marrjen e një vendimi për emërimin e një kryeministri të ri./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit