Kryetarja e Kuvendit ka shtyrë për në orën 13:00 mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve pasi deputetët e opozitës me në krye Sali Berishën dhe Gazment Bardhin u vendosën barrikadë në hyrje të sallës duke mos lejuar zhvillimin normal nëse nuk do të lejoheshin që të futeshin brenda. Por kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi është përjashtuar me 10 ditë dhe nuk u lejua. Kjo solli irritimin e opozitarëve. Sali Berisha tha se durimit të opozitës i erdhi fundi.
“Kam paralajmëruar zonjën se po e shkatërron parlamentin me qëndrimet tua se po shkelmon Kushtetutën dhe jetën parlamentare. Pas një durim të zgjatur të deputetëve të opozitës dhe përpjekjes së tyre për të rivendosur të drejtat erdhi një moment kur qenia e tyre në parlament ishte absolutisht fiktive. Opozita nuk kishte vota të impononte nismat, por trajtimi i tyre është detyrim i rregullores së parlamentit” tha ai.
Grushtet në seancë, PS kallëzim Nallbatit, Çuçi: Nuk tolerojmë asnjë akt dhune