Policia ka arrestuar një 54-vjeçar me iniciale F. B., banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj dhëndrit të tij, për motive të dobëta.
Po ashtu është arrestuar një 30-vjeçar me iniciale E. M., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka përndjekur ish-të fejuarën e tij.
Në pranga është vënë edhe një 44-vjeçar me inicialet E. D., banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe gjatë kontrollit në banesë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një pushkë sportive.
Është arrestuar edhe një 48-vjeçar me inicialet F. T., banues në Tiranë, pasi ka tentuar të godasë me send të fortë bashkëshorten e tij, si dhe në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tyre të mitur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Tiranës, për veprime të mëtejshme procedurale.