Foshnja që u gjet në bodrumin e një pallati në Yzberisht, në Tiranë ndodhet në gjendje kritike dhe në intubim.
Mësohet se foshnja nuk kishte shumë kohë që kishte lindur.
Mësohet po ashtu se kamerat kanë filmuar personin që braktisi foshnjën para se të hynte në bodrumin e pallatit, pasi brenda garazhit nuk ka kamera.