-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Biden dhe Xi takohen javën e ardhshme

Kryesoret

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të takohet me homologun e tij kinez, Xi Jinping, më 15 nëntor në San Francisko, në tentim për të “stabilizuar” raportet pas rritjes së tensioneve mes dy superfuqive, thanë zyrtarët amerikanë.

Takimi, që më herët nuk ishte konfirmuar, në pritet të prodhojë ndonjë rezultat të madh, por synon të shmangë konfliktin midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, thanë zyrtarë të lartë të administratës amerikane.

Biden dhe Xi po ashtu do të bisedojnë për krizat në botë, sikurse lufta Izrael-Hamas dhe pushtimit rus të Ukrainës, por edhe për tensionet në ishullin e Tajvanit.

Dy liderët nuk janë takuar qe një vit dhe takimi i tyre i fundit ishte në Bali në nëntor të vitit 2022. Që atëherë, raportet mes Uashingtonit dhe Pekinit janë përkeqësuar.

“Presidenti Biden do të mirëpresë presidentin e Kinës, Xi Jinping, në San Francisko të Kalifornisë”, tha një zyrtar i lartë amerikan për gazetarët.

Biden dhe Xi do të marrin pjesë në Samitin për Bashkëpunim Ekonomik të Azi-Paqësorit javën e ardhshme.

“Qëllimi ynë është që të tentojmë të ndërmarrim hapa që synojnë stabilizimin e raporteve mes Shteteve të Bashkuara, të largojmë disa keqkuptime dhe të hapim linja të reja të komunikimit,” tha zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti.

“Ne jemi në garë me Kinën, por ne nuk kërkojmë konflikt konfrontues apo Luftë të re të Ftohtë,” shtoi ai.
Pekini ende nuk ka komentuar për këtë takim.

Tensionet mes Uashingtonit dhe Pekinit janë rritur viteve të fundit. Më herët gjatë këtij viti, SHBA-ja tha se një balonë spiunazhi e Kinës fluturoi mbi territorin e saj./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit