-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nuk ndalën dot futjen e tymueseve në Kuvend, pezullohen 4 punonjës të Gardës

Kryesoret

Pas përjashtimit me 10 ditë për 3 deputetë të opozitës, mësohet se janë pezulluar edhe 4 punonjës të Gardës, pasi dyshohet se nuk përmbushën detyrën për ndalimin e tymueseve në seancë.

4 punonjësit e Gradës po verifikohen për neglizhencë të detyrës.

Në seancën e djeshme, deputeti Saimir Korreshi ndezi tymuese në sallë, duke krijuar kaos, e duke bërë që seanca të mbyllej për 20 minuta.

Tymuese dhe karrige të përmbysura në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e 3 deputetëve demokratë

Flakadanët i futën në Kuvend deputetet e opozitës Lindita Metaliaj dhe Elda Hoti, të cilat i kishin futur në çantat personale. Tre deputetët në fjalë u përjashtuan më pas nga Sekretariati i Etikës, për 10 ditë.

Kaosi në Parlament, përjashtohen me 10 ditë 3 deputetë të opozitës

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit