-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kaosi në Parlament, përjashtohen me 10 ditë 3 deputetë të opozitës

Kryesoret

Mazhoranca ka përjashtuar me 10 ditë nga Parlamenti tre deputetë të opozitës, përkatësisht Elda Hoti, Saimir Korreshi dhe Lindita Metaliaj.

Vendimi vjen pas seancës plenare të së enjtes dhe trazirave që ndodhën në të.

“Seanca e përsëritur në çdo fillim seance plenare nga deputetë të opozitës duke penguar zhvillimin e rregull të saj është e pa tolerueshme. Kaosi i krijuar nga deputetë të caktuar të opozitës në seancën plenare të datës 09.11.2023 duke larguar nga vendet karriget dhe duke vendosur ato si barrikadë përpara foltores dhe duke e bllokuar atë është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë,” thuhet në kërkesë.

Deputeti Korreshi ndezi i pari tymueses në seancën e Parlamentit të së enjtes, duke bërë që e gjithë salla të mbushet me tym.

Në kërkesën për masë disiplinore që mazhoranca i ka dërguar Kuvendit për të marrë ndaj deputetit, thuhet se ai i mori tymueses nga deputete të tjera të opozitës, përkatësisht Elda Hoti dhe Lindi Metaliaj

“Situata në sallën plenare u përkeqësua akoma më shumë kur deputeti Saimir Korreshi u pa të merrte disa tymuese nga çantat e dy zonjave deputete Elda Hoti dhe Lindi Metaliaj duke i ndezur ato dhe duke e bërë të pamundur dhe të vështirë zhvillimin normal të rendit të ditës dhe diskutimet e deputetëve të regjistruar,” thuhet në kërkesë.

 

 

Tymuese dhe karrige të përmbysura në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e 3 deputetëve demokratë

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit