-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Nikolla ka shpenzuar 12 mln euro në 10 muaj”, Kuvendi: Nuk janë shpenzime luksi, por…

Kryesoret

Kuvendi i Shqipërisë i është përgjigjur një deklarate të PD-së së Rithemelimit në lidhje me ndarjen e buxhetit të shtetit, dhe shpenzimeve të këtij institucioni nga ana e Kryeparlamentares Lindita Nikolla.

Kuvendi deklaron se “në ato që Deklarata e Foltores i quan shpenzime luksi, zëri kryesor, 829.700.000 lekë, janë pagat e deputetëve dhe të administratës”.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike të Rithemelimit, Genta Vangjeli, ka akuzuar kryeparlamentaren, Lindita Nikolla se ka shpenzuar 12 milion euro në 10 muaj.

Në një deklaratë për mediat u shpreh se Lindita Nikolla ka firmosur për shpenzime luksi, arredime zyrash dhe udhëtime.

Pjesë nga reagimi i Kuvendit të Shqipërisë:

…Deklarata e sotme e Foltores është e mbushur me të pavërteta e sajime, të cilat nuk i përgjigjen realitetit. Shpenzimet për të cilat bëhet fjalë në deklaratën e Foltores janë shpenzime për funksionimin e Kuvendit të Shqipërisë dhe aspak për shpenzime luksi….

…Në ato që Deklarata e Foltores i quan shpenzime luksi, bëjnë pjesë shpenzimet për udhëtime jashtë vendit të delegacioneve të Kuvendit, 58.391.411 lekë, në kuadër të detyrimeve për të marrë pjesë dhe kontribuar në veprimtaritë e forumeve ndërkombëtare ku jemi anëtarë…

Për transparencë , informojmë publikun se buxheti i Kuvendit për vitin 2023 është: 1.513.843.540 leke nga të cilat;

Për pagat: 829.700.000 lekë.

Sigurimet shoqërore: 112.384.000 lekë.

Shpenzimet operative: 479.556.000 lekë.

Kuota parlamentare: 15.090.000 lekë.

Fondi i veçantë: 2.113.540 lekë.

Shpenzime kapitale: 75.000.000 lekë.

Realizimi si 10-mujor: 1.085.948.857 lekë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit