Federata Shqiptare e Futbolli ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të kapitenit të Egnatias, Raphael Dwamena.
Futbollisti pësoi një sulm në zemër gjatë ndeshjes mes Egnatias dhe Partizanit, teksa pas ndihmës së parë u dërgua në spital duke mos ia dalë.
Shënoi ndaj tyre, Inter për Dwamena-n: Jemi pranë familjes dhe klubit në këtë moment zie
FSHF tregon se autoambulanca ishte e pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme, përfshi edhe defribilatorin, teksa dy mjekë ishin në stadium.
Me lot në sy jashtë spitalit! Ja si e morën shokët e skuadrës lajmin tragjik për Dwamena
“Në gatishmëri ka qenë një ambulancë e pajisur me defribilator dhe të gjitha aparaturat e nevojshme mjekësore si edhe dy doktorë. Futbollistit i është dhënë menjëherë ndihma e shpejtë në fushë dhe është dërguar me urgjencë në spital, ku janë ndjekur të gjitha protokollet mjekësore,” shkruan FSHF ndër të tjera.









