Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulqizë. Si pasojë e këtij aksidenti mësohet se një 25-vjeçar i quajtur Esmerald Nika ka ndërruar jetë.
Bëhet me dije se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa viktimë ka mbetur një 25-vjeçar dhe janë plagosur dy persona të tjerë.
Ndërkaq, dy të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Bulqizës.
Aksidenti ka ndodhur tek mbikalimi në daljen nga Rruga e Arbrit për në qytetin e Bulqizës. Shkak për aksidentin dyshohet shpejtësia dhe lagështira në rrugë.
Aksident në Bulqizë, ndërron jetë një 25-vjeçar, plagosen dy të tjerë









