Sulmuesi dhe kapiteni i ekipit të Egnatias, Raphael Dwamena u nda nga jeta në moshën 28-vjeçare pas një goditje në zemër gjatë ndeshjes mes Egnatias dhe Partizanit ditën e sotme.
Dwamena luante sezonin e tij të dytë në Shqipëri, pas eksperiencave te Zurich, Levante dhe Zaragoza.
Me lot në sy jashtë spitalit! Ja si e morën shokët e skuadrës lajmin tragjik për Dwamena
Para disa muajsh, sulmuesi i njohur realizonte gol në portën e Interit, në një takim miqësor.
Vetë klubi i madh italian ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku me anë të një mesazhi i shpreh ngushëllime familjes.
“FC Internazionale Milano shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Rafael Dwamena, jemi pranë familjes dhe klubit Egnatia në këtë moment zie,” shkruan Interi!
FC Internazionale Milano esprime il proprio cordoglio per la scomparsa di Raphael Dwamena e si stringe attorno alla famiglia e al Club dell’Egnatia in questo momento di lutto.#FCIM
— Inter (@Inter) November 11, 2023
“Kapiteni u largua si hero”, vdekja e Dwamena-s, reagon “Egnatia”









