-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekonomia globale, takimi i APEC-ut dhe bisedimet Biden-Xi

Kryesoret

Shtetet e Bashkuara dhe Kina mbajnë peshën më të rëndë të ekonomisë globale. Të marra së bashku, ato prodhojnë më shumë se 40% të mallrave dhe shërbimeve në shkallë botërore.

Beteja ekonomike 5-vjeçare mes Uashingtonit dhe Pekinit ka ndikuar edhe tek ekonomia botërore. Takimi i kësaj jave në Kaliforni mes udhëheqësve Biden dhe Xi mund të ketë pasoja globale. Një shtensionim i marrëdhënieve mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara mund të sjellë përfitime për ekonominë botërore.

Që nga viti 2020, ekonomia botërore është përballur me kriza të njëpasnjëshme, pandemia e COVID-19, rritja e inflacionit dhe normave të interesit, konfliktet e dhunshme në Ukrainë dhe Gaza.

Ekonomia globale parashikohet të rritet afro 3% këtë vit dhe 2.9% vitin që vjen, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar.

“Mospajtimet mes dy ekonomive më të mëdha të botës në këtë moment të tensionuar e përkeqësojnë ndikimin negativ të tronditjeve të ndryshme gjeopolitike që kanë goditur ekonominë botërore,” thotë profesori i politikave tregtare në Unviersitetin Cornell, Eswar Prasad.

Por janë rritur shpresat se Uashingtoni dhe Pekini, të paktën, mund të ulin disa nga tensionet e tyre ekonomike në takimin e Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit, i cili fillon punimet të dielën në San Françisko.

Në takim marrin pjesë 21 vende të Paqësorit, të cilat përbëjnë 40% të popullsisë së botës dhe gati gjysmën e tregtisë globale.

Ngjarja kryesore do të jetë takimi Biden-Xi të mërkurën, hera e parë që dy udhëheqësit do të bisedojnë brenda këtij viti, kohë gjatë së cilës janë përkeqësuar fërkimet mes dy vendeve.

Shtëpia e Bardhë është përpjekur të zvogëlojë pritshmëritë, duke thënë se nuk pritet të ketë përparime.

Profesori Eswar Prasad thotë se pragu për një rezultat të suksesshëm është relativisht i ulët./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit