Kosova është në përparësi me rezultat minimal 1-0 ndaj Izraelit, teksa kanë kaluar 45 minutat e parë të sfidës në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Fillimi i ndeshjes ishte i zbehtë me dy ekipet që po prisnin ndonjë gabim eventual të njëra tjetrës për të rrezikuar.
Rasti i parë serioz për Kosovën erdhi në mintuën e 30-të, kur pas harkimit të Milot Rashicës, Vedat Muriqi bëri një goditje të bukur e cila u ndal me shumë vështirësi nga portieri mysafir.
Izraeli kishte mundësinë për të kaluar në avantazh në mintuën e 34-të, por gjuajtja me kokë e Eran Zahavit përfundoi disa centimetra larg shtyllës së Aro Muric.
Po luhej minuta e 41-të e sfidës kur Milot Rashica arriti të shënojë për 1-0, për t’i dhënë epërsinë e merituar Kosovës.