-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Paqja në Ballkan në rrezik për shkak të ndikimit rus?

Kryesoret

Diskutimi lidhur me atë se sa mund të jetë i brishtë stabiliteti i këtij rajoni u nis javën e kaluar nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e më pas pretendimet e tij u mbështetën disa ditë më vonë nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës së tij të parë në Bosnje e Hercegovinë më 20 nëntor.

Nga Sarajeva, si ndalesa e parë e turneut të tij treditor në Ballkan, dhe kryeqyteti i vendit që ai vetë e klasifikoi në nëntorin e vitit 2022, së bashku me Moldavinë dhe Gjeorgjinë, si ndër shtetet që rrezikohen për shkak të veprimeve nga Moska, Stoltenberg shprehu edhe një herë shqetësim për ndikimin rus.

Zelensky ishte shumë më i drejtpërdrejtë, duke deklaruar se Rusia “do të sigurohet që një vend ballkanik të hyjë në luftë me një tjetër”.

Ai nuk saktësoi se për cilin nga vendet e Ballkanit Perëndimor e kishte fjalën, por deklarata e tij nxiti reagime në Bruksel dhe Uashington.

Liderët në Ballkanin Perëndimor nuk e komentuan këtë deklaratë të presidentit ukrainas, ndërsa zyrtarët e Bashkimit Evropian (BE) konfirmuan se ndajnë shqetësimin e Zelenskyt për ndikimin malinj të Rusisë.

“Ne kemi informacione dhe i kemi parë këto aktivitete ruse për disa kohë, kështu që kemi një pamje të plotë dhe jemi të vetëdijshëm se çfarë po përpiqet të bëjë Rusia,” tha zëdhënësi i BE-së Peter Stano në një konferencë për media.

Po ashtu, Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se Uashingtoni po punon me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe partnerët evropianë për të përmirësuar sundimin e ligjit dhe reformat, “që do të pakësonin mundësinë e ndikimit malinj rus”./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit