Një zjarr i ka përfshirë disa zyre të Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës në Prishtinë mëngjesin e së martës.
Zjarrfikësit janë parë në vendin e ngjarjes duke punuar për ta shuar zjarrin.
Zjarri i ka përfshirë disa zyre në katin e dytë të ndërtesës së Institutit si dhe pjesën e çatisë mbi to. Nuk raportohet për persona të lënduar, sipas Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës tha se zjarri në dy zyre të Institutit Mjekësisë Ligjore në Prishtinë u raportua në orën 8:00 të martën.
Policia doli menjëherë në vendin e ngjarjes dhe tha se zjarrfikësit e kanë lokalizuar zjarrin.
Nuk dihet se çfarë mund ta ketë shkaktuar zjarrin në ndërtesën e këtij Instituti.
Policia tregoi se i ka nisur tashmë hetimoret “për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.”/REL