-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pasuria e Malltezit mbetet e bllokuar, gjykata rrëzon për herë të dytë SPAK-un: Olldashi do të vendosë fatin e Berishës

Kryesoret

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e dytë të SPAK-ut për të përjashtuar gjyqtaren Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i kërkesës së Sali Berishës në Apel për heqjen e dy masave kundër tij, detyrimin e paraqitjes dhe bllokimin e pasaportës për të dalë jashtë vendit.

Kërkesa e parë për ta përjashtuar gjyqtaren nga shqyrtimi i kërkesës për heqjen e sekuestros për 25 pasuritë e Jamarbër Malltezit u rrëzua nga gjyqtarja Miliana Muça.

E njëjta gjë ndodhi edhe me kërkesën e dytë për Sali Berishën. Ndërkohë që ka edhe një kërkesë të tretë, sërish për ta përjashtuar Olldashin nga procesi i dosjes “Partizani”.

SPAK kërkoi përjashtimin nga procesi për shkak të shkrimeve në media që ngritën pretendimin e konfliktit të interesit pasi Olldashi rezulton se ka blerë një apartament në kompleksin “Partizani” për të cilin është akuzuar Jamarbër Malltezi dhe Sali Berisha.

Ndërkohë që kjo gjyqtare la në fuqi vendimin e shkallës së parë për të bllokuar 25 pasuri të dhëndrit të Sali Berishës, pasi e liroi nga qelia në arrest shtëpie.

Bie konflikti i interesit, gjykata rrëzon SPAK-un: Malltezi në dorë të Olldashit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit