Policia ka bërë të mundur ndalimin e 27-vjeçarit Ermal Muzhaqi dhe 34-vjeçarit Erges Hoxha, të dy banues në Vlorë pasi dyshohet se ditën e djeshme, rreth orës 12:20, në Vorë, Hoxha i është afruar automjetit me drejtues Muzhaqin dhe tentoi të vriste pasagjerin Kidi Muzhaqi.
Në këtë moment ka ndërhyrë drejtuesi i automjetit, Ermal Muzhaqi (oficer ushtrie), ka plagosur me armën e shërbimit Erges Hoxhën.
Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë dhe mjetin prerës thikë, të përdorura në këtë ngjarje, si dhe aparatet celulare të shtetasve të përfshirë.
Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për përcaktimin e shkakut të rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Tiranës, për veprime të mëtejshme.