-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moti i keq, disa fshatra në Kukës dhe Tropojë pa energji elektrike

Kryesoret

Vendi është përfshirë nga reshje dëbore ku në Kukës vazhdojnë ende reshjet dhe era e fortë, por deri më tani nuk raportohet për akse rrugësh të bllokuara, por kalimi bëhet vetëm me zinxhir.

Si rezultat i erës së fortë ka patur bllokime të përkohshme në disa segmente, por është ndërhyrë në kohë nga kontraktorët dhe janë bërë funksionale.

Rezervuari në lagjen Pla Nj.Ad Krumë, si pasojë e prurjeve të mëdha ka patur probleme, por situata është normalizuar.

Në këtë situatë mësohet se ka probleme me energjinë elektrike në Nj.Ad Shishtavec, Topojan, Zapod, Bicaj, Ujmisht, Bushtricë, Grykë-Çajë, Kalis dhe Arren bashkia Kukës, Nj.Ad Golaj dhe Fajza bashkia Has dhe Nj.Ad Tropojë e vjetër dhe disa fshatra Nj.Ad Bytyq bashkia Tropojë.

Situata paraqitet si mëposhtë:

Bashkia Kukës

Rrugët rurale janë të kalueshme, përveç rrugëve të Nj.Ad Arrën, Zapod, Grykë-Çajë dhe Kalis.

Bashkia Has

Rrugët janë të kalueshme.

Rezervuari në lagjen Pla Nj.Ad Krumë, si pasojë e prurjeve  të medha ka patur probleme, por si rezultat i ndërhyrjes nga bashkia është normalizuar.

Nga bashkia Tropojë nuk kemi raportime për ndonjë problematikë.

Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës, përveç Nj.Ad Shishtavec, Topojan, Zapod, Bicaj, Ujmisht, Bushtricë, Grykë-Çajë, Kalis dhe Arren bashkia Kukës, Nj.Ad Golaj dhe Fajza bashkia Has dhe Nj.Ad Tropojë e vjetër dhe disa fshatra Nj.Ad Bytyq bashkia Tropojë.

Furnizimi me ujë të pijshëm është normal.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit