Kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti kanë shtrënguar duart në Vlorë, ku të dy ndodhen në qytetin ku 111 vite më parë u ngrit flamuri shqiptar. Dy Kryeministrat morën pjesë së bashku në ceremoninë e ngritjes së flamurit dhe vendosën kurora me lule në varrin e Ismail Qemalit.