Policia e Shkodrës ka identifikuar dhe kapur 31-vjeçarin me inicialet K. K., i cili përplasi për vdekje një 68-vjeçar me inicialet M. P., në mesnatë në aksin rrugo Shkodër-Lezhë.
I riu pas aksidentit, mësohet se është larguar nga vendi i ngjarjes.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për rastin, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, automjetin tip “Peugeot” me të cilin ndodhi aksidenti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.