Mbrojtësi shqiptar nga Kosova i Torinos, Mërgim Vojvoda është përfshirë në një aksident.
Vojvoda ka përplasur makinën e tij “Mercedes C-Class AMG” me një “Jeep Renegade” të kuq teksa ishte duke shkuar në stërvitjen e klubit “Granata”.
“Torinocronaca.it” ka publikuar imazhe nga aksidenti ku duket se të dy mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme, çka dëshmon se përplasja ka qenë e fortë.
Mbrojtësi i skuadrës së Juriç pas përfundimit të procedurave që ndiqen pas aksidenteve rrugore, i është drejtuar kampit stërvitor të ekipit dhe do të jetë gati për ndeshjen e radhës në kampionat.