-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e gruas në makinë, avokati: Rasti ka karakteristikat e një vrasjeje të planifikuar

Kryesoret

Mbrëmjen e së mërkurës një ngjarje e rëndë tronditi opinioni publik në Kosovë e Shqipëri ku në rrethana ende misterioze mbeti e vdekur në makinë Liridona Murseli, gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës.

Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, të cilët ua morën gjësendet me vlerë dhe më pas shtënë me armë, duke lënë të vdekur Liridona Murselin, 33-vjeçare.

I arrestuari: Burri më dha 30 mijë euro për vrasjen e gruas

Avokati Arbër Jashari, përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se ”vrasja më shumë ka karakteristikat e një vrasje të planifikuar se sa grabitje.”

Kjo pasi sipas tij, grabitësit nuk grabitin vetura private, sepse nuk rrezikon për pak.

“Grabitësi e di, që sot njerëzit nuk mbajnë shumë para me vete, e as shumë stoli ose gjëra tjera të çmuara. Është zor e besueshme qe grabitësit marrin telefona.”

“Grabitësi nuk ka qellim vrasjen. Ai qellim primar e ka  të ushtroj frikë në mënyrë qe ta marr plaçkën. Grabitësi vret veç kur i rrezikohet jeta ose zbulimi i identitetit,” u shpreh Jashari.

Ai konsideron se është pak e besueshme që grabitësit të jenë ndjerë të rrezikuar, e sidomos nga një grua.

“Uroj qe ky rast te zbardhet shpejtë,” shkroi ai./Telegrafi

EMRI/ Vrasja e gruas në makinë, zbulohet identiteti i vrasësit të dyshuar

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit