-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E PLOTË/ Argumentet e dy PD-ve në Kushtetuese: Pse duhet të anulohet pakti me Italinë

Kryesoret

Ditën e sotme ashtu sikur e kishin paralajmëruar më parë, dy grupet e PD-së kanë depozituar në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen me Italinë për emigrantët që parashikohet që të vijnë në Shqipëri prej vitit tjetër. I pari ishte grupi i PD-së zyrtare. Nënkryetari i PD, Kreshnik Çollaku tha se kjo marrëveshje u shpall në mënyrë të çuditshme dhe se nuk ka pasur asnjë transparencë nga ana e kryeministrit Edi Rama. Për këtë arsye kërkoi që të zhbëhet.

Marrëveshja u shpall në një mënyrë të çuditshme, e pa njoftuar, zgjoi një reagim të logjikshëm shqetësimi, ka qenë objekt i thellë diskutimi debati publik në vend dhe Itali. Në dallim nga trajtimi i marrëveshjes në Itali, në Shqipëri ka munguar transparenca nga kryeministri. Rama ja ka dalë të fshihet herë duke përdorur kaosin parlamentar, duke shmangur debatin publik. PD si pas asaj që premtuan që në orën e parë, i është drejtuar GJK me tre kërkesa”, tha Çollaku.

Më pas ishte grupi i Sali Berishës që me firmën e 30 deputetëve përmes deputetes së Lezhës, Lindita Metaliaj e dorëzuan ankimin në Gjykatën Kushtetuese. “Kjo ka të bëjë me Ramën, që ka vendosur që Shqipërinë dhe shqiptarët ta trajtojë si pronë të veten. Ai nuk mund të vendosë për fatin tonë. Jemi falënderues dhe mirënjohës qeverisë italiane për mbështetjen që i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve. S’ka të bëjë me marrëdhënien me Italinë, do jenë edhe më të mira, por presim vendimin e GJK se a pajtohet ky protokoll me Kushtetutën e Shqipërisë”, tha Metaliaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit