-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Anketimi për nxënësit shqiptarë, Berisha: Dëshmi flagrante, shkatërrim i arsimit

Kryesoret

Duke marrë shkasë nga të dhënat e PISA-s për arsimin në Shqipëri, ish-kryeministri Sali Berisha shprehu keqardhjen për rënien dramatike të treguesve për nxënësit shqiptar.

Sipas tij, kjo rënie lidhet me dy faktorë: korrupsionin dhe sipas tij, kalimin nga arsimi për Shqipërinë në arsimin e partisë.

“PISA është programi ndërkombëtar i organizatës së kombeve të zhvilluara për vlerësimin e nxënësve 15-vjeçarë. Fillimin në këtë program, Shqipëria e ka në vitin 2009, por unë jam sot këtu për të shprehur denoncimin, natyrisht dhe keqardhjen më të thellë për rënien dramatike të treguesve mbi të cilët bazohet ky studim periodik, leximin, matematikën dhe shkencën, tre fushat kryesore, të nxënësve në Shqipëri.

Shqipëria sigurisht nuk ka qenë në nivelet që duhej të ishte në pikët në këtë program. Por Shqipëria realizoi një rritje vertikale gjatë viteve 2006-2013. Kjo ishte ana më pozitive e saj.

PISA e vitit 2022, e cila ka 8 vite të Rilindjes famëzezë të Shqipërisë dhe 1 vit nga qeverisja e mëparshme, pra kjo është PISA më e plotë e një qeverisje. 8 me 1.

Dhe kjo provohet dramatike, fatale në shumë aspekte për arsimin shqiptar. Kjo rënie, për të cilën zonja Sula do ju flasë gjerësisht, ka 2 shkaqe themelore. Të parin, korrupsionin, korrupsionin, korrupsionin.

Të dytin, kalimin nga arsimi për Shqipërinë në arsimin e partisë. Nga mësuesit për Shqipërinë, në mësuesin e partisë. Këto dy faktorë kanë bërë që ne të zbresim në të gjithë treguesit nën nivelin e vitit 2009.

Të zhbëhet një arritje thelbësore, e cila në vitin 2018, në pikë, të kalohet mbi 400 pikë nga 470-480 në fusha. Ishte një ngjitje premtuese dhe kjo ngjitje përmbyset në mënyrë katastrofave, zbret nën nivelin e vitit,” tha Berisha ndër të tjera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit