E premte e zezë. Tre të rinj vdiqën në aksident në Venecia, Itali. Dy nga viktimat janë shqiptarë dhe një vajzë italiane. Makina ku po udhëtonin doli nga rruga dhe ra në lumë.
Forcat zjarrfikëse kanë arritur të nxjerrin nga lumi ku përfundoi pasi doli nga rruga, makinën “BMW Seria 3” me të cilën udhëtonin 3 të rinj.
Viktimat janë vajza 21-vjeçare e quajtur Giulia di Tillio me banim në Portogruaro dhe Egli Gjeci (26 vjeç) e Altin Hoti (22 vjeç), me origjinë shqiptare, të dy banues në Concordia Sagittaria.
FOTO+EMRAT/ Makina ra në lumë, kush janë dy të rinjtë që vdiqën?
Mediat italiane raportojnë se Hoti ishte drejtuesi i mjetit. Familja e të riut është tronditur nga humbja e tij, pasi në një aksident rrugor po në Portogruaro humbën në maj të këtij viti djalin e vogël,19-vjeçarin Admir Hoti.
Sakaq, Egli Gjeci kishte shumë pasion për futbollin dhe kishte ndjekur institutin profesional D’Alessi në qytetin, ku edhe humbi jetën.
Tragjike/ Makinat bëhen copë-copë, vdes në rrugë dy shqiptarë (FOTO)