-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BIRN/ Inceneratori i Tiranës: Si u vunë zyrtarët publikë në shërbim të aferës koncesionare

Kryesoret

Në fund të vitit 2014, një specialist i sapodalë në pension i menaxhimit të mbetjeve merr një ofertë për t’u bërë këshilltar i jashtëm i ministrit të Mjedisit. Por në të njëjtën kohë, ish- sekretari i Përgjithshëm, Alqi Bllako e çon të punojë për llogari të kompanisë “Integrated Technology Services” me aksioner Klodian Zoton.

Vladimir Bezhani ka dëshmuar në Prokurori se meqë pozicioni i tij si këshilltar i ministrit nuk paguhej, Bllako i kishte thënë se për të marrë pagën do ta punësonte te kompania e Zotos.

Investimi u kthye shpejt mbrapsht dhe në procedurat e koncesionit të inceneratorit të Tiranës, Bezhani luajti një rol të rëndësishëm për ta furnizuar kompaninë e Zotos me të dhëna mbi sasinë e mbetjeve që prodhonte Bashkia e Tiranës si dhe studime të mëparshme të kryera për menaxhimin e mbetjeve në kryeqytet.

Kjo do të ishte vetëm “maja e ajsbergut” në shkrirjen e funksionit publik me interesat private në aferën e inceneratorit të Tiranës – ku një sërë zyrtarësh të qeverisë qendrore dhe asaj lokale dyshohet se u vunë në dispozicion të projektit koncesionar të përfaqësuar nga dy biznesmenët në arrati, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Gjashtë vjet pas miratimit të kontratës, gropa financiare është e stërmadhe me gati 100 milionë euro të shpenzuara përmes buxhetit të shtetit, tarifës së depozitimit të mbetjeve dhe tarifës së operatorëve privatë për depozitimin e dherave, ndërkohë që inceneratori i premtuar nuk u ndërtua asnjëherë.

Pavarësisht dëmeve, akuzat u kufizuan te shpërdorimi i detyrës për ish-ministrin Lefter Koka dhe 11 zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Bashkisë së Tiranës, Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve, ATRAKO./BIRN

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit