-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Burgu si drekë”! Hazizaj te “5Pyetjet”: Ku gaboi SPAK me Kokën për inceneratorët

Kryesoret

Gjykata e Posaçme la sot në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për ish-ministrin Lefter Koka për inceneratorin e Tiranës. Ai deklaroi në gjyq se “këtë e kam nga Sali Berisha”, por disa orë më pas vëllai i tij, Nard Koka tha se “e ka nga Edi Rama që i premtoi, por e gënjeu”.

Por si e komenton avokati Sokol Hazizaj dosjen e inceneratorëve dhe akuzat. Ai tha se Lefter Koka është i pafajshëm për shkak se vendimi për inceneratorët ishte kolegjial nga qeveria.

Unë i kam qëndruar asaj që nga organi i hetimit ka një paragjykim të funksionimit të administratës publike. Tani do të flas në cilësinë e Sokolit dhe jo avokatit. Çështja është që Koka i është përgjigjur një projekti politik përmes së cilit mazhoranca erdhi në pushtet. Është bërë goxha PR, për papastërtinë.

Asnjë ministër, në kushtet e shpalljes së emergjencës nuk mund të dalë pasi miratohet një vendim i KM. Prokuroria e paragjykon VKM-në. Ky është një paralajmërim edhe për kryeministrin. Vendimi kolegjial vjen për shkak të Kushtetutës. Edhe zoti Koka është marrë si i pandehur për shkak të ushtrimit të funksionit në cilësinë e ministrit të Mjedisit.

Ka pranuar propozimin e pa kërkuar për shkak të ligjit për koncesionet, që është mbështetur nga një administratë e tërë, që kanë pasur detyrë të hartonin për inceneratorët.

Në rastin konkret, në cilësinë e ministrit nuk është provuar që të ketë përfituar të ardhura monetare nga dhënia e koncesionit. Atëherë ku është pastrimi i parave? Kur është vendim kolegjial, ke të drejtë të ankimimit në Gjykatën Kushtetuese. Vendimi kolegjial të shkarkon nga akuza” tha ai.

Nuk kurseu as batutat për realitetin e hidhur. “Burgu është bërë si drekë dhe medalje. Njerëzit nuk thonë do të hamë drekë, por do të hamë burg (qesh). Do të hamë burg për shefin”.

Inceneratori i Tiranës/ Hazizaj: SPAK i organizuar, korrupsioni në qeveri

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit