-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“E ke malore”! Vëllai i Kokës: Premtimi që Rama i dha Lefterit, por e futi në burg për inceneratorët

Kryesoret

Nard Koka, vëllai i Lefter Kokës në një intervistë për SyriTv ka treguar rolin e ish-ministrit të Mjedisit në aferën e inceneratorëve, beisedën me Edi Ramën, Erion Veliajn dhe premtimin që mori në rast dorëheqejeje nga mandati i deputetit, por përfundoi në qeli.

Biseda mes Çim Pekës dhe Nard Kokë:

Çim Peka: Para se të dorëzonte mandatin e deputetit i ka dhënë  garanci Rama që nuk ndodh gjë?

Nar Koka: Po, që fola me amerikanët, ti s’ke ‘non grata’. Do të kesh një malore të lehtë po dorëzove mandatin. Po nuk e dorëzove, malorja është më e lartë. Unë i thashë vëllait, mos e dorëzo. Vëllai e dorëzoi  Çim Peka: Kush ja shkruajti tekstin e dorëheqjes vëllait?

Nar Koka: Se mora vesh. Pas takimit me Ramën vetëm e pash në media që e kishte shkruar. Janë fjalët e Ramës që i kisha dëgjuar para dy muajsh.

Çim Peka: Pra ti po thua që Rama i dha garanci që kam fol me amerikanët, nuk ka non grata, nuk ka hetim, nuk ta bëjnë malore

Nar Koka: Nuk do të shpallin non grata, nëse ti nuk jep dorëheqjen do jetë malorja e rëndë, por në qoftëse e jep dorëheqjen malorja do jetë më e bute

Çim Peka: I premtoi që s’do ketë burg?

Nar KokaPo i ka thënë që do jesh në arrest shtëpie

Çim Peka: Po Rama ka ndërhyrë realisht për ta liruar dhe thjesht s’ka pas mundësi apo e ka gënjyer?

Nar KokaThjesht e ka mashtruar sepse nuk ka pas gjë në dorë

Çim Peka: E qartë

Nar KokaThjesht e ka mashtruar sepse i interesonte që vëllai im të ishte në burg që tu mbyllnin inceneratorët ishte skenar me regji e Ramës që të bënte këtë punë

Çim Peka: Po me kaq sa ke njohuri ti sepse ke një jetë që merresh me politikanë të lartë te inceneratoret kush ka më shumë faj, Teri,Veliaj,Rama apo Agaçi?

Nar KokaJu rren menja se ka ndonjëri tjetër përgjegjësi më shumë sesa Rama, ju mendoni se do të bëheshin inceneratoret pa Ramën? Mendoshit që u bëshin inceneratorët pa Veliajn?

Çim PekaNjë pyetje, Nar ti kur ke bërë muhabet me vëllain tënd a të ka shkuar mendja ta pyesësh ndonjëherë si ka mundësi që inceneratori i Tiranës nuk ekziston dhe aty jepen lekët, ti ke firmos?

Nar KokaVëllai im realisht me aq sa di unë 2-3 ditë para se të dorëzonte ministrinë ka firmosur një kontratë që ishte kontrata për inceneratorët më mbrapa të gjitha gjërat e financuara nuk janë bërë nga vëllai im janë bërë nga Erioni,është bërë nga qeveria, s’ka lidhje vëllai im

Çim Peka: Po Erioni me vëllain tënd, me Terin ka pas komunikim për inceneratorët ose a i ka dhënë ndonjë garanci që amerikanët nuk do e shpallin nuk do e bëjnë publike non gratën?

Nar Koka: Këtë nuk ta them dot 100% por çfarë kam dëgjuar nga vëllai kanë pas komunikim ditë dhe natë.

Çim Peka: Kanë pas komunikim?

Nar Koka: 100% nuk ta jap dot por çfarë kam dëgjuar nga vëllai po

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit