-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

33-vjetori i themelimit, Berisha: PD ia doli të dëshmohet si parti e misioneve të pamundura

Kryesoret

Rithemelimi i drejtuar nga ish-kryeministri, Sali Berisha festoi sot 33-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike në Hotel Tirana.

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se PD ia doli  në një mision të jashtëzakonshëm të faktohet dhe të dëshmohet si parti e misioneve të pamundura.

“Dua të përshëndes të gjithë drejtuesit aktualë të PD, të cilët kanë një barrë po kaq të rëndë dhe të vështirë sa drejtuesit e saj në themelim. Atëherë ne përballeshim në të vërtetë me diktaturën më të egër të kohës, diktaturë e lodhur ishte ajo, diktaturë e drobitur, e dëshpëruar ishte, por përsëri diktaturë që ekzekutonte në kufi çdo javë të rinj dhe të reja, sepse niseshin për botën e lirë.

Pra, një diktaturë që në çdo moment mund t’u rikthehej metodave më të egra, por anëtarët, simpatizantët, drejtuesit e PD, qëndruan në një betejë, themeluan dhe konsoliduan PD-në, e cila udhëhoqi një front antikomunist.

Do u them këtu të vërtetën, kur ajo u themelua, përveç shqiptarëve që kishin vuajtur dhe që prisnin me padurim të shihnin dhe ata ndryshimet që kishin ndodhur në vendet e tjera, pakkush mund t’u besonte këtyre njerëzve të panjohur, pakkush mund të mendonte se këta do përmbysnin diktaturën kundër të cilës u ngritën.

Por PD ia doli në një mision të jashtëzakonshëm të faktohet, të dëshmohet si parti e misioneve të pamundura,” tha Berisha në fjalën e tij ndër të tjera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit