-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prangat? Spaho te “5Pyetjet.al”: Ja pse Ramës s’i intereson të arrestohet Berisha

Kryesoret

Mes 28 deputetëve që kanë firmosur padinë në Gjykatën Kushtetuese në tentativën për ta shpëtuar Sali Berishën nga arrestimi nga SPAK është edhe deputeti Edmond Spaho. Në një intervistë për “5Pyetjet.al” me “Skype” zoti Spaho sqaroi arsyet e këtij vendimi.

“Unë jam mes 28 deputetëve që kam firmosur për dërgimin e çështjes së zotit Berisha në Kushtetuese. Kjo rrugë do të ishte nëse SPAK-u do i drejtohej Kuvendit për të kërkuar detyrimin për paraqitje dhe bllokimin e pasaportës për të lëvizur jashtë. Por SPAK-u nuk e bëri këtë. Bëri të kundërtën. Berisha nuk u përgjigj sepse SPAK-u veproi në mënyrë anti-kushtetuese.

Nëse SPAK-u do të vinte tani me një kërkesë për detyrim paraqitje do të votohej krejt normal dhe Berisha do i përgjigjet, do të pranojë marrjen në pyetje. Por fakti që vijnë me kërkesën për arrest shtëpiak janë ende me “pare të vjetra”, edhe zot edhe shkop. Për rrjedhojë i jemi drejtuar gjykatës Kushtetuese, që duhet ta interpretojë dispozitën, dhe t’i drejtojë SPAK-ut që Kuvendi e jep lejen” tha ai.

Por a e ka menduar se lideri i PD-së edhe mund të arrestohet? Në këtë pikë, Spaho është i bindur. “Edi Rama e ka shumë të vështirë që të arrestojë Sali Berishën për procedura në këshillin e ministrave. Nëse ka njeri të interesuar që të mos shkojë deri në këtë pikë është vetë Rama, sepse nuk do i mjaftonin 100 jetë për të përballuar burgun për shkeljen e procedurave që ka bërë në këto 10 vite. Mjafton t’ju kujtoj inceneratorët. Do të vijë dita që do të hetohet” tha ai për “5Pyetjet.al”.

Të hënën protestë/ Spaho te “5Pyetjet.al”: Duhet mbrojtur Berisha përballë SPAK-ut

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit